Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban ka fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e përgjithshme në vend, tregojnë rezultatet e deritanishme. Partia e tij e krahut të djathtë, Fidesz, ka marrë 53.1 për qind të votave, me 98 për qind të votave të numëruara deri më tani. Aleanca opozitare, e udhëhequr nga Peter Marki Zay, ishte pas tij me 35 për qind. Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi burokratët e Brukselit dhe presidentin e ukrainës, Volodimir Zelenski, duke i quajtur ata kundërshtarë.