Top News – Mikrofonat do të jenë të mbyllur pjesërisht në debatin e fundit Trump-Biden
20/10/2020 11:29

Mikrofonët e Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden do të jenë të mbyllur për disa pjesë të debatit të tyre të fundit të enjten, për t’i dhënë mundësi secilit kandidat që të përgjigjet pa ndërprerje sipas Komisionit për Debatet Presidenciale. Komisioni që është organizatori i debatit televiziv në Nashville, tha se ndryshimet ishin të nevojshme pas debatit të parë të ashpër midis kandidatëve më 29 shtator. “Ne e kuptojmë, pas diskutimeve me të dy fushatat, se asnjë prej fushatave nuk mund të jetë plotësisht e kënaqur me masat e njoftuara sot,” shprehej komisioni në një deklaratë. “Ne jemi të bindur që këto veprime realizojnë ekuilibrin e duhur dhe se janë në interes të popullit amerikan, për të cilin mbahen këto debate.” Organizatorët e debatit do t’i japin secilit kandidat nga dy minuta kohë të pandërprerë në fillim të secilit segment të debatit, që do të jetë nga 15 minuta secili. “Kandidati i vetëm, mikrofoni i të cilit do të jetë i hapur gjatë këtyre dy minutave është kandidati që ka fjalën sipas rregullave,” tha komisioni. Fushata e Presidentit Trump u shpreh kundër ndryshimit, por tha se ai gjithsesi do të merrte pjesë. “Presidenti Trump është i angazhuar të debatojë me Joe Bidenin pavarësisht nga ndryshimet e minutës së fundit të rregullave nga komisioni i njëanshëm në përpjekjen e tij të fundit për të siguruar avantazh për kandidatin e tyre të preferuar ,” tha menaxheri i fushatës Bill Stepien. Fushata e zotit Biden nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi zhvillimet e fundit. Presidenti Trump e ndërpreu në mënyrë të përsëritur zotin Biden gjatë një debati kaotik dhe të acaruar më 29 shtator, dhe demokrati Biden u përgjigj me fyerje. Zoti Trump u tërhoq nga një debat i dytë i planifikuar për të enjten e kaluar mbi një mosmarrëveshje në lidhje me formatin virtual pas infeksionit të tij me COVID-19. Ato ditë, ai shtroi shqetësime për mbylljen e mundshme të mikrofonit të tij. “Ulesh para një kompjuteri dhe bën debat – është qesharake dhe pastaj të ndërpresin kur të duan”, tha zoti Trump në një intervistë më 8 tetor në televizionin Fox Business. Të hënën, fushata e zotit Trump tha se ishte e pakënaqur me temat për debatin e së enjtes, duke argumentuar se duhej të përqendrohej më shumë në politikën e jashtme dhe duke u ankuar që grupi jopartiak ishte i prirur pro zotit Biden. Fushata e zotit Biden tha se të dyja palët më parë kishin rënë dakord të lejonin moderatorët të zgjidhnin temat dhe se PresidentiTrump donte të shmangte diskutimin e administrimit të tij të pandemisë së koronavirusit, gjë që sondazhet tregojnë se është çështja kryesore për votuesit. “Si zakonisht, presidenti është më i shqetësuar me rregullat e një debati sesa t’i japë një vendi që është në krizë ndihmën që i nevojitet,” tha zëdhënësi i zotit Biden TJ Ducklo.

Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09