Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shkurtër me përshtypjet e një grupi turistësh të huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet. Rama thotë se këtë verë, Vlora po pret turistë nga e gjithë Europa, të cilët janë të befasuar prej mikpritjes, detit, por edhe plazheve sekrete të zbuluara gjatë udhëtimeve magjike me anije. Turistët e huaj që po kalojnë pushime në Vlorë thonë është një qytet shumë i bukur me plazhe të cilat i kanë zbuluar përmes udhëtimeve me anije turistike.