Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Paris ku është takuar me ish-Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy. Rama thotë se e ka mik special Sarkozynë teksa i ka shkuar në shtëpi këtij të fundit. Ai tregon se me të këshillohet për sfidat e Shqipërisë e rajonit në rrugën e zhvillimt ekonomik, social e integrimit në BE. “Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, thotë kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale. Gati dy vite me parë ishte Rama që priti sarkozinë ne selinë e kryeministrisë në një takim te vecantë me të. Edhe në atë kohë rama në postimet e tij ekonsideroi ish presidentin frances një mik të shtrenjtë.Në atë kohë ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, së bashku me bashkëshorten tij Carla Bruni, erdhën për një vizitë private në Shqipëri.