Rusia ka premtuar se do të mbrojë bjellorusinë nëse BE vendos sanksione ekonomike në lidhje me devijimin e avionit të Ryanair dhe arrestimin e një blogeri disident. Shumë vende evropiane kanë marrë masa ndaj aviacionit bjellorus në lidhje me uljen e detyruar të avionit më 23 maj dhe BE po vlerëson mundësinë e sanksioneve të tjera. Aleksander Lukashenko urdhëroi rrëmbimin e avionit kur ai hyri në hapësirë ajrore bjelloruse në mënyrë që të arrestonte blogerin disident Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega.