Më shumë se 40 mijë njerëz kanë humbur jetën në Angli gjatë ditëve me temperatura ekstreme të të nxehtit mes viteve 1988 dhe 2025. Të dhënat e publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se vdekjet e lidhura me temperaturat e larta janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa diferenca historike mes pasojave të të ftohtit dhe të nxehtit po ngushtohet.