Mijëra banorë të Grenlandës marshuan nëpër dëborë dhe akull kundër Donald Trumpit, të shtunën. Ata valëvitën flamurin e tyre kombëtar dhe brohoritën "Grenlanda nuk është në shitje" përballë kërcënimeve në rritje për një pushtim amerikan. Pikërisht kur ata përfunduan udhëtimin e tyre nga qendra e vogël e kryeqytetit të Grenlandës, Nuuk, deri në konsullatën amerikane, u përhap lajmi se Trump kishte njoftuar se do të vendoste një tarifë prej 10% për tetë vende evropiane nga shkurti për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj kontrollit amerikan të Grenlandës. Trump ka thënë prej kohësh se mendon që SHBA-të duhet të zotërojnë ishullin e vendosur në pozicion strategjik dhe të pasur me minerale, një territor vetëqeverisës, pjesë e danimarkës. Trump i intensifikoi thirrjet e tij një ditë pas operacionit ushtarak për të rrëzuar ish-presidentin venezuelian Nicolás Maduro në fillim të këtij muaji.