Policia Rrugore e Gjirokastrës, gjatë muajit nëntor ka vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Sakaq edhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjithashtu, janë pezulluar 3 leje drejtimi.