Skena kaotike u panë të premten në një autostradë në Kaliforni, ku dhjetëra persona vrapuan të përfitonin pasi paratë që ndodheshin brenda një furgoni të blinduar u përhapën në rrugë. Por shpresat e njerëzve për një dhuratë të mirë në dollarë cash para Ditës së Falënderimeve u shuan nga policia që ndërhyri dhe arriti të arrestonte dy persona. Ka shumë dëshmi me pamje filmike të njerëzve që po vjedhin para nga rruga”, tha Rreshteri i Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, Curtis Martin, në një konferencë për mediat. Paratë, të prerjeve të ndryshme, që në total arrinin vlerën e mijëra dollarëve, i përkisnin një banke. Martin tha se të gjithë ata që kanë arritur të marrin ndonjë dollar, duhet ta kthejnë.