Mijëra budistë u mblodhën në tempullin Shwedagon të Mianmarit për të shënuar hënën e plotë, duke u lutur për vendin e tyre. Ky festival zgjat tre ditë dhe shënon zbritjen e Budës nga parajsa, e kjo pritet me fishekzjarre, me qirinj dhe fenerë shumëngjyrësh që ndriçojnë rrugët dhe shtëpitë. Turmat e mëdha të njerëzve filluan të mblidheshin që herët në mëngjes për t`u lutur në tempullin e lartë të veshur me ar në Shëedagon në vendin më të rëndësishëm budist. Tempulli ishte i mbushur me turma njerëzish, disa prej të cilëve bënin foto ndërsa të tjerë ndiznin qirinj dhe luteshin në heshtje.