Mijëra armenë etnikë kanë mbetur pa strehë në qytetinkryesor të rajonit të Nagorno-Karabakut, pasi u larguan nga sulmi ushtarak i Azerbajxhanit. Zyrtarët e Karabakut thanë se shumë familje ishin ndarë, pas ndërhyrjes së ushtrisë Azerbajxhane dhe nuk e dinin nëse të afërmit e tyre janë gjallë. Por ata thanë se kushtet e armëpushimit po zbatoheshin, me evakuimin e të plagosurve dhe shpërndarjen e ndihmave. Nga ana tjetër edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se kishte dorëzuar 70 ton furnizime, ndihma kryesisht në ushqime dhe veshmbathje.