Top News/ MiG-ët rusë terrorizojnë Ukrainën / Sirenat gjëmojnë në gjithë vendin, sulme me raketa
10/01/2024 11:09

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme të mundshme ruse mëngjesin e së mërkurës, ndërsa autoritetet ukrainase u kërkuan qytetarëve të strehohen në bunkerë. “Rrezik për sulme raketore nëpër territorin e Ukrainës! Avionët rusë MiG-31Ks po ngrihen nga pista ajrore Savasleika, në rajonin rus Nizhny Novgorod”, paralajmëruan Forcat Ajrore të Ukrainës në rrjetin social Telegram. Ato u bënë thirrje ukrainasve të mos i shpërfillin paralajmërimet për sulme të mundshme ajrore. Prej fillimit të këtij viti, Rusia ka kryer sulme të mëdha dhe vazhdueshme ajrore nëpër rajonet e Ukrainës. Vetëm më 8 janar, ajo sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri, duke vrarë të paktën katër persona, duke plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet e biznesit. Një ditë më parë, Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare tha se më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit, apo rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme, do të kenë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, sepse lufta e Rusisë po vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim. Gjendja e tanishme humanitare ka shumë mundësi të përkeqësohet më shumë këtë vit, nëse luftimet vazhdojnë dhe nëse shtohen sulmet ndaj energjisë dhe infrastrukturës tjetër të rëndësishme.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04