Tre persona në tokë humbën jetën në Indi të hënën, kur një avion MiG-21, prodhim rus, i ushtrisë regjistroi një emergjencë në bord duke rënë mbi një shtëpi, të cilën edhe e rrafshoi. Forca ajrore indiane ka parë një seri aksidentesh këto vitet e fundit, pjesa më e madhe e të cilëve të lidhur me avionë të vjetëruar të kohës së ish bashkimit sovjetik.