Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit, gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në një subjekt në qytet. Përkatësisht janë konstatuar 2525 miell orizi me datë skadence 01 prill 2025 dhe 5150 kg miell për pizza, me datë skadence 07 prill 2025.