Microsoft do të ndalojë shitjet dhe licencimin e drejtpërdrejt të sistemit të operimit Windows 10, duke nisur nga data 1 shkurt e këtij viti. Vendimi i marrë nga kompania e Bill Gates ishte planifikuar për t’i paraprirë ndalimit përfundimtar të ofrimit të shërbimeve për këtë sistem në tetor të 2025.