Top News – Micro Credit Albania/ Mashtrim i madh me kreditë e këqija
03/12/2020 10:26

Pas transmetimit në Top Story të vjedhjes përmes mashtrimit të institucioneve financiare jobanka ka pasur dhjetëra denoncime nga qytetarë të ndryshëm që kanë rënë viktima të tyre. Denoncimet më të shumta janë për institucionin financiar microcredit Albania, shkurt MCA, që vepron për mbledhjen e kredive të këqija. Ky institucion abuzon me qytetarët, teksa bashkëpunon edhe me zyra përmbarimore, dhe jo vetëm që u bën presion qytetarëve, por edhe firmos kontrata me ta, shumë herë në përqindje të larta, pa normën e interesit, sipas asaj që përcakton Banka e Shqipërisë. Denoncimi në Top Story për Micro Credit Albania ishte nga familja Halili që pasi kishte marrë një kredi në një bankë të nivelit të dytë, ishte detyruar të paguajë shumë herë në shifra të larta, pasi banka që kishte dhënë kredinë e kishte shitur atë tek institucioni jo financiar. Më pas Micro Credit Albania e detyron që të marrë një kredi që të shlyej detyrim pranë po këtij institucioni. Dhe kjo ishte skema e përsosur për ta fundosur këtë familje. Skema është ndërtuar duke përdorur në formë të lidhur dhe strukturuar veprime të koordinuara të avokatëve, përmbaruesve, agjentëve të institucionit financiar jo bankë, dhe nje agjencie mbledhje borxhesh, ku kryeson mivro credit albania. Këto shoqëri të lidhura mes tyre nga Arben Meskuti dhe Olsi Ibro përmes kësaj skeme, kanë futur në një rreth vicioz me qindra qytetarë të përfshirë në procese fiktive përmbarimi dhe bankare, të cilëve ju është imponuar marrja e detyruar e kredive të reja të Micro Credit Albania. Skema është ngritur nga Arben Meskuti me disa role si, avokat, përmbarues, bankier bashkë me notere Ernela Çuberi (bashkëjetuese) dhe Olsi Ibro me rolin e avokatit dhe themeluesit të ADCA bashkë me bashkëshorten Elda Ibro, kontabiliste dhe pronare e MCA. Kreditë e këqija të bankave të nivelit të dytë blihen nga këto institucione financiare dhe përmbarimore.

Top News- Arrestohen 3 zjarrvënës/ Rrezikuan të digjen banesa dhe pemë frutore
15/08 11:27
Top Channel/ Zjarri ktheu në hi pyjet e Gramshit! Fiken vatrat, banorët kthehen në banesat e tyre
15/08 11:23
Top Channel/ “Djali më i shkëlqyer”, fqinji i 14-vjeçarit: Jemi pa fjalë, familja ka 2 djem
15/08 10:40
Top News- Dinamika e vr*sjes së 14-vjeçarit në Maliq/ Autori dhe 7 shtetas në pranga
15/08 10:28
Top Channel/ Detaje tronditëse nga ngjarja në Maliq, të miturit u takuan për t’u sqaruar, por…
14/08 22:51
Top Channel/ “Rashë në koma në sallën e gjyqit”, rrëfimi mes lotësh i Saimir Vishajt: 35 vite punë…
14/08 21:54
Top News – Zjarret preken mbi 200 shtëpi. Rama: Dëmshpërblim të plotë për të gjitha familjet
14/08 21:30
Top Channel/ Autori i vr*sjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar lë spitalin, dërgohet në komisariat
14/08 21:11
Top News – Tragjedi në Maliq, sherri mes dy 14-vjeçarëve i merr jetën njërit prej tyre
14/08 20:06
Top Channel/ I mituri vr*tet nga bashkëmoshatari! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes
14/08 20:03
Top Channel/ Prekëse! Mbi një muaj në koma, përlotet avokati Vishaj: Fitova betejën! Isha mes…
14/08 20:01
Top Channel/ Lindjet, 1 mijë bebe më pak! Gjashtëmujori i parë, qarku i Kukësit në rritje
14/08 19:58
Top Channel/ Nis rënia e temperaturave, parashikohen reshje në disa zona të vendit
14/08 19:47
Top Channel/ Vr*sja e postierit, lirohet i dyshuari, Lami u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje
14/08 19:39
Top Channel/ Vr*tet me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçari në Maliq, ngjarja ndodhi pas…
14/08 19:38
Top Channel/ Gramsh, banorët kthehen në shtëpi! Situatë e qetë në pjesën më të madhe të zonës
14/08 19:32
Top Channel/ Tragjike në Maliq, 14-vjeçari i merr jetën bashkëmoshatarit pas sherrit në lokal
14/08 19:30
Top News- Vihen nën kontroll zjarret në Delvinë/ Banorët e evakuuar rikthehen në shtëpi
14/08 17:53
Top Channel/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan
14/08 17:44
Top Channel/ Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit? Rama përgjigjet dhe premton…dëmshpërblim
14/08 17:16