Pas takimit dyalësh me presidentin e Francës Emanuel Macron, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është më optimist për integrimin e vendit të tij në Bashkimin Europian. “Takimi që kryeministri Hristijan Mickoski ka pasur në Budapest me presidentin francez është shumë i rëndësishëm, duke qenë se Emmanuel Macron është padyshim lider i Evropës për momentin”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.