Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dorëzoi të martën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut listën me emrat e qeverisë së re, që do të mandatohet në seancën që do të mbahet më 22 dhe 23 qershor. Priroritet sipas kryeministrit të ri të mandatuar do të jetë sundimi I ligjit, lufta kundër korurpsionit dhe krimit të organizuar si dhe integrimi I vendit në BE.