Vlerësimet për Agjencinë Shtetërore për Median dhe Informimin, nuk janë aspak tregues të panoramës së tregut mediatik në Shqipëri. Kështu i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, organizata ndërkombëtare ‘Reporterët Pa Kufij’, e cila e pikturon peisazhin mediatik në Shqipëri me sulme politike, transparencë të ulët dhe kërcënime. : “Kryeministër Edi Rama, ne masim lirinë e medias, jo komunikimin qeveritar. Renditja e 83-të e Shqipërisë (-3) në Indeksin 2026 pasqyron sulmet politike, abuzimin e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.” – thotë organizata ndërkombëtare ‘Reporterët Pa Kufij’.