Top News – Meteori trembi zogjtë, çmendi lopët / Dy ‘lëmsha zjarri’ në qiellin e Zelandës së Re
29/07/2026 13:42

Dy meteorë të mëdhenj kanë shpërthyer në qiellin e Zelandës së Re ditët e fundit, duke mahnitur të apasionuarit pas eventeve të tilla qiellore dhe duke tërbuar kafshët. Një lëmsh zjarri u pa mbi pjesë të Ishullit të Veriut mbrëmjen e të martës, pasi një tjetër meteor ishte shfaqur të dielën në mbrëmje në qiellin e Ishullit të Jugut. Pamjet e kapura nga kamerat e makinave, kamerat e sigurisë dhe kamerat speciale të meteorëve treguan qiellin e Ishullit të Veriut që ndriçohej nga një lëmsh i madh drite, ndërsa dhjetëra njerëz në mediat sociale treguan se kishin dëgjuar një bum të madh. “Ishte e pabesueshme. Mendova se ishte një aeroplan në flakë”, shkruante një komentues. “Ishte gjigant, lëmshi ishte portokalli me një bisht vjollcë”, shkruante një tjetër. Ndërsa të tjerë përdorues të mediave sociale flisnin për një gjëmim që trembi zogjtë në zonë dhe një dëshmitar tha se lopët e tij ishin çmendur. Pas rënies së topave të zjarrit banorët kanë nisur të kërkojnë edhe mbetjet e meteorëve. Vetëm 10 meteorë të konfirmuar janë gjetur në Zelandën e Re në 150 vitet e fundit, por me shumë gjasa, shumë të tjerë kanë rënë dhe nuk janë gjetur kurrë. Gjetja e një meteori në fakt mund të jetë e vështirë pasi Zelanda e Re ka një popullsi të vogël që nuk ka gjasa të dallojë shumicën e meteorëve që hyjnë në atmosferë, ka terren të thyer dhe të dendur që mund të pengojë kërkimin e mbetjeve, dhe ka mungesë infrastrukture për të ndihmuar në lokalizimin e vendit të rënies.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06