Gjykata e Posaçme ka kaluar këtë të premte për gjykim dosjen ‘Metamorfoza’, me 7 persona të akuzuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç, Edmond Preka, boksieri Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, ish-shefi Operacionales Oltion Bistri dhe ish-prokurori Xhevahir Lita kaluan për gjykim. Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët. Pjesa më e madhe nga 7 të akuzuarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do të shqyrtohet në seancën e radhës.