Gjatnë një konference me temë “Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”, zhvilluar në një nga universitetet e Prishtinës, Presidenti Ilir Meta ka shprehur qëndrimin e tij kundër nismës ‘Ballkani i hapur’pjesë e të cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Sipas Metës kjo iniciativë tenton të ringjallë fantazmën e Millosheviçit.