Gjykata e Lartë ka caktuar datën 16 tetor ora 09.30 për të shqyrtuar rekursin e ish presidentit Ilir Meta për zëvëndësim të masës së sigurisë. Seanca në dhomë këshillimi ishte parashikuar të mbahej të enjten në orën 10:00, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqsor, mbledhja u shty për javën e ardhshme. Ilir Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO për masat e sigurisë. Ish presidenti i vendit mbahet në qeli prej muajit tetor të vitit ta kaluar, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaccme se ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. Relatore e rekursit është zgjedhur Albana Boksi, ndërsa anëtarët janë Sokol Binaj dhe Medi Bici.