Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e detit. Teksa e konsideron Ramën, kryeministër në detyrë, Kreu i Shtetit thotë se nuk është konsultuar me të për për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë, në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare.