Top News – Meta, një letër për Kushtetuesen/ ‘Gabimi me vendimin për financat e Bashkive’
06/04/2021 11:11

Presidenti Ilir Meta për herë të parë ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me vendimet e dhëna nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Në një letër drejtuar Kushtetueses, Meta e cilëson si jo të drejtë vendimin e Gjykatës, e cila me shumicë votash ka rrëzuar kërkesën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 50 Për financat e vetëqeverisjes vendore”. Neni 162 dhe 163/b i Kushtetutës, përcaktojnë se, Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili ka për detyrë të kontrollojë përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor. Presidenti i Republikës, përmes këtij qëndrimi, shpreh shqetësimin e thellë për këtë çështje, e cila edhe pse kishte 3-vite që priste të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit nuk i dha një zgjidhje të drejtë dhe kushtetuese, mbrojtjes së interesit publik, dhe as nevojës ekstreme që ka vendi sot për ruajtjen e pacenuar të financave publike. Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar as kërkesën e KLSH-së që të thërriste në këtë gjykim Institucionin e Presidentit të Republikës si palë e interesuar.

Top Channel/ Pamje apokaliptike! Zjarri rrethon Delvinën, flakët pranë puseve të naftës, ikin banorët
12/08 23:19
Top Channel/ Situatë apokaliptike në Delvinë! Zjarret mund t’i afrohet banesave dhe spitalit
12/08 23:07
Top Channel/ Delvina nën pushtetin e flakëve, zjarret përhapen me shpejtësi
12/08 23:06
Top Channel/ Rrezikohet Delvina! Zjarri drejt shtëpive të banimit, situatë e rrezikshme
12/08 22:13
Top Channel/ Vijojnë zjarret intensive mbi fshatin Hormovë, flakët po përhapen drejt malit
12/08 21:30
Top Channel/ Përkeqësohet situata zjarreve në Tepelenë, shpërthejnë 2 bomba të Luftës së II Botërore
12/08 20:18
Top Channel/ Qytetarët raportojnë abuzuesit e hapësirave publike, 3644 denoncime
12/08 19:49
Top Channel/ “Luftë” me flakët! Zjarret bëjnë kërdinë në vendin tonë, shkrumbohen shtëpitë
12/08 19:48
Top Channel/ Flakët “përpijnë” tre shtëpi në Terpan, kërkohet evakuimi i menjëhershme i banorëve
12/08 19:47
Top Channel/ Zjarret në nivele alarmante, 1 person rrezikon jetën për të shuar flakët në Fushë Arrëz
12/08 19:45
Top Channel/ Situatë apokaliptike në Gramsh, qindra të persona braktisin shtëpitë
12/08 19:44
Top Channel/ Mbërrijnë ndihmat në Gramsh! Banorët në qiell të hapur, shtëpitë i’u dogjën nga zjarret
12/08 19:44
Top News – ‘Gazetarëve t’u kthehen sendet’. Gjykata vendos për padinë e ‘Focus Media Group’
12/08 19:42
Top Channel/ Gramsh, banorët të tronditur! Vijon situata dramatike, flakët e tymi mbulojnë zonën
12/08 19:41
Top Channel/ Zjarret, presidenti Begaj apel qytetarëve: Bashkëpunoni me autoritetet!
12/08 19:34
Top Channel/ Shqipëria në alarm nga zjarret, 1 i vd*kur dhe 8 të plagosur. Evakuime nga veriu në jug
12/08 19:33
Top Channel/ Situata e zjarreve në Gramsh, Brataj: 1 viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
12/08 19:00
Top Channel/ Zjarret e rënda në Gramsh, banori: Me vështirësi shpëtova bagëtitë, banorët kanë ikur
12/08 18:56
Top News – Zjarret shkrumbojnë fshatrat në Gramsh. Digjen dhjetëra shtëpi, 1 i vd*kur e 8 të lënduar
12/08 18:54
Top News – Flakët nga veri në jug. 30 vatra zjarri në mbarë vendin, evakuohen disa fshatra
12/08 18:48