Beteja ligjore mes presidentit Ilir Meta dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ka mbërritur edhe në dyert e SPAK. Në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure, Presidenti Ilir Meta dhe këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishaj deklaruan depozitimin e një kallëzimi penal në SPAK për Kuvendin e Shqipërisë.