Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u përballën për herë të parë publikisht pas përplasjeve të njëpasnjëshme mes tyre. Takimi u shoqërua me një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje mes tyre, ndërsa Kryemadhi si rrallë herë sfidoi hapur bashkëshortin e saj. Ajo u paraqit në këtë takim me një bluzë ku shkruhej “Unë jam këtu”. Por kjo gjë duket se nuk e shqetësoi Ilir Metën, I cili gjatë fjalës së mbajtur njoftoi dhe ndarjen nga Kryemadhi në parti, si një hap që do t’I jap fund nepotizmit.