Ilir Meta akuzon Prokurorinë e Posaçme se në procesin e verifikimit të pasurisë së tij nuk po zbaton standardet e njëjta që janë zbatuar në verifikimin e pasurive të prokurorëve, apo gjyqtarëve që kanë kaluar procesin e vettingut. Kreu i Partisë së Lirisë u është drejtuar me një letër publike të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar rivlerësimin, sipas ligjit të 2016. Dubel meta - Duke ju referuar juve, që e keni kaluar vetingun, doja t'ju pyesja publikisht: Të ardhurat e secilit prej jush janë llogaritur që nga gushti 2016 dhe në vazhdim, kur për shkak të ligjit të vetingut keni qenë të dyshuar dhe duhej të provonit ligjshmërinë e pasurisë dhe të ardhurave tuaja, apo të ardhurat tuaja janë llogaritur që nga dita e parë që keni marrë rrogën në shtet si prokuror (ose oficer policie gjyqësore) apo gjykatës? Më tej zbulon edhe arsyen se përse e ngre këtë pyetje.