Ilir Meta e cilëson komplot ndaj tij çështjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për burimin e dyshimtë të parave. Presidenti i Partisë së Lirisë ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, sipas të cilit pretendon se avokati greko-amerikan, Irakli Fidetzis nuk ishte autorizuar për të firmosur në emër të LSI-së.