Për herë të parë ish-çifti presidencial Meta- Kryemadhi debatoi me tone të larta në seancën e kësaj të mërkure në GjKKO. Pasi avokati Kujtim Cakrani relatoi papërdorshmërinë e provave që ka sjellë SPAK, Ilir Meta mori fjalën ku mohoi të ketë marrë përfitime nga Adrian Shatku dhe s’ka ushtruar asnjë ndikim ndaj tij dhe askujt tjetër. Historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi-tha Meta, fjali e cila shkaktoi reagim të ashpër nga ish bashkëshotrja e tij me të cilën e ndante vetëm një xham në gjyq.