Drejtoria Arsimore Rajonale ka pezulluar nga puna mësuesin e anglishtes në shkollën 9-vjeçare ‘Dritëro Agolli’ në Bilisht. Pezullimi I mësuesit të anglishtes, Alban Fetolli do të zgjasë deri në vendimin përfundimtar të komisionit të etikës dhe disiplinës. Hetimet nisën pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi.