Presidenti Ilir Meta pershendeti kete te merkure, marrëveshjen politike të arritur nje dite me pare në Maqedoni mes Ali Mehmetit dhe Zoran Zaev. Në postimin e tij në Facebook, kreu i shtetit shqiptar, shkruan se ky është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave. "Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës," shkruan Meta.