Deputetja dhe ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali u është rikthyer postime në rrjetet sociale, këtë herë me një mesazh të shkurtër, por shumëkuptimësh. “Mëso nga lumi; pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin”, shkruan ajo. Reagimi mbërrin teksa Spiropali është ende në pritje që Asambleja e Partisë Sociaiste të shqyrtojë dokumentin e propozuar prej saj për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Në mesin e muajit korrik, Spiropali bëri publik mocionin që i ka paraqitur Asamblesë së PS-së ku kërkon hapjen e një dialogu të gjerë kombëtar, duke argumentuar se protestat dhe pakënaqësitë qytetare nuk duhet të shpërfillen, por të shihen si një mundësi për reflektim dhe reformim.