Top News – Mesdheu si ‘Karaibet’ e Evropës / Bota po ndryshon, Spanja merr masa për të nxehtin
26/08/2022 12:32

Sipas të dhënave zyrtare, korrikun e këtij viti Spanja regjistroi temperaturat më të larta të shënuara që nga viti 1961. Në shumë qytete termometri shkoi në 44 gradë. Në krahasim me periudhën nga 1981 deri 2010 vlerat mesatare u rritën me 2,7 gradë duke arritur në 25,6 gradë celsius. Sipas informacioneve disa qytete të Spanjës kanë krijuar hapësira të mbrojtura klimatike, në të cilat temperaturat ulen deri në 26 gradë. Këtu bëjnë pjesë bibliotekat, qendrat e sportit, muzeumet dhe shkollat. Hapësirat e mbrojtura krijohen kryesisht për të moshuarit, familjet me fëmijë të vegjël dhe të sapolindurit, si dhe të sëmurët kronikë. Këtë vit në Europë janë djegur nga zjarret gati 660 mijë hektarë tokë. Sipërfaqja më e madhe prej 265 mijë hektarësh është djegur në Spanjë. Për të penguar djegien e pyjeve të paktën për vitin tjetër, qeveria spanjolle ka nxjerrë një dekret, i cili detyron menjëherë komunitetet autonome që të përgatisin çdo vit deri më 31 tetor planet për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në vitin që pason. Në zonat e prekura më shumë nga zjarret, autoritetet kanë ngarkuar tashmë katër firma me ripyllëzimin. Kostoja e operacionit është dy milionë euro. Edhe rezervat ujore të spanjës, sipas të dhënave kanë arritur nivelin më të ulët historik, ndaj nga i gjithë vendi kërkohet kursim. Ndër masat e marra është ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm gjatë natës, mos përdorimi i dysheve në plazh si edhe ndalimi i ujitjes së sipërfaqeve të gjelbra, larjes së makinave dhe mbushjes së pishinave plot me ujë. Në anën tjetër, edhe mesdheu po shndërrohet në Karaibet e evropës. Temperaturat mesatare të ujit, sipas të dhënave janë rritur me 1.32 gradë celcius nga viti 1982 deri në 2021. E si pasojë e gjithë këtyre ndryshimeve, qeveria e spanjolle synon ta bëjë vendin neutral ndaj klimës deri në 2050-ën.

Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48