Arrestimi i Dairo Antonio Usugas nga policia është konsideruar nga qeveria kolumbiane si goditja më e madhe që i bëhet trafikut të drogës, pas atij të Eskobarit. Usuga konsiderohej si një ndër më të fuqishmit në vend, cilësuar si ‘zot’ I drogës. Autoritetet vendase e shohin arrestimin e tij si fundin e një epoke dhe bande që zotëronte tregun kombëtar e jo vetëm. Ministri I Mbrojtjes, Diego Molano ka treguar dhe rreth bisedës që ka bërë me një prej anëtarëve që iu dorëzua drejtësisë.