Ndërsa ambasadori amerikan Eric Wendt bashkë me senatorët u ndal në SPAK këtë të shtunë ku u takua me Klodian Brahon dhe Joni Ketën e BKH, Saki Berisha pati një mesazh për ta. SPAK-u është sot institucioni më i vizituar nga dinjitarët ndërkombëtarë. Nuk kanë, në vlerësimin tim, asnjë qëllim përveçse inkurajimit të SPAK-ut në misionin e tij. Por, të gjithë atyre që vizitojnë SPAK-un, unë dua t'i njoftoj se SPAK-u është një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri. Ky është problemi më themelor i SPAK-ut.