Liderët e Ballkanit Perëndimor u ulën në një tryezë të përbashkët në Shkup me në fokus planin e rritjes së rajonit, miratuar nga Komisioni Europian. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ishte i qartë, kushdo që bllokon fqinjin në avancim do të ketë pasoja. Takimit i parapriu një darkë informale, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, homologu i tij, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.