Mjekja Najada Çomo që udhëheq stafin që po kujdeset përditë për të sëmurët me Covid 19 në spitalin e Infektivit ka një mesazh për qytetarët shqiptarë. Në mesazhin e saj Çomo shprehet se në ditët e fundit fluksi i pacientëve të shtruar në spital është rritur dhe gjithashtu edhe numri i qytetarëve që kanë ndërruar jetë. Ajo ka theksuar në mesazhin e saj se personeli mjeksor ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre 5 muajve. Në fund mjekja e njohur ka apeluar sërish për zbatimin e masave anti-covid