Kreu i bandës kriminale, Moisi Habilaj, vijon të jetë pjesë e kronikës së zezë të mediave italiane për akte kriminale. I arrestuar në 16 Tetor 2017 për trafikim të 3,5 tonë kanabis, armë kallashnikov dhe qindra armatime, Habilaj vijon të jetë në arrati. Operacioni i policisë financiare të Katanias, i cili goditi rrjetin e trafikantëve shqiptaro-kolumbianë, të drejtuar nga shqiptarët Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili nxorri në pah edhe detaje të reja dhe komunikime sekrete të këtyre të fundit me Moisi Habilajn.