Një automjet është djegur në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit, ku paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie e qëllimshme. Ngjarja është regjistruar në orën 03:00 në lagjen ‘5 Maji’. Mjeti tip ‘Benz’ që është djegur rezulton në pronësi të Dritan Turanit. Në momentin që është përfshirë nga flakët, ‘Benzi’ ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit dhe nga flakët janë dëmtuar edhe dy makina të tjera aty pranë. Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.