Administrata e presidentit Joe Biden ka miratuar sërish shitje emergjence armësh për Izraelin, në luftën Kundër Hamasit në Gazë. Mes kritikave të shtuara ndërkombëtare, Zëri i Amerikës raporton se Departamenti i Shtetit ka deklaruar është marrë një vendim i dytë emergjence, që nënkupton shitje pajisjesh ushtarake që kapin vlerën e 147.5 milionë dollarëve shitje paisjesh ushtarake. Vendimi i emergjencës nënkupton se shitja e armatimit do të anashkalojë shqyrtimin që bëhet nga Kongresi për shitjet e armatimeve vendeve të tjera.