Për të ardhmen politike të Sali Berishës dilemat thuajse janë shuar. Sepse vendimi i Departamentit Amerikan i shtetit është i qartë. Por, a do të hyjë në lojë edhe Drejtësia pas vendimeve të tilla? Zhurma që shoqëroi lajmi se Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shua shpejt, sepse, edhe vetë PD mbajti një qëndrim të qartë, korrekt dhe mbi të gjitha ashtu siç duhej për liderin historik të saj.