Partia Demokratike kërkoi mbajtjen e një minutë heshtje në nderim të Abdi Baletës, që ndërroi jetë pak ditë më parë. Kërkesa u miratua nga socialistët, por që kërkuan që heshtja të mbahet në fund të seancës, pasi të ishin mbyllur diskutimet dhe votimi për rendin e ditës. Kuvendi ka në rend ditë tre pika, mes të cilave edhe procesverbali i seancës ku duhej prezantuar programi i Qeverisë, seancë që u mbyll pa diskutime për shkak të tensioneve mes palëve.