Vallëzimi, boksi dhe ‘shfaqja’ e muskujve, ishin disa nga aftësitë e shfaqura nga robotët në Hangzhou të Kinës, para Friedrich Merz në ditën e dytë të vizitës së tij në Kinë. Dhe spektakli, dukshëm e ka mahnitur kancelarin gjerman. Merz përfundoi vizitën e tij dy-ditore në Kinë të enjten duke përshëndetur “bashkëpunimin e mirë” me Pekinin, por edhe duke vënë në dukje mungesën e balancës në tregti, me eksportet kineze që zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregjeve gjermane. Në vizitën e tij të parë në Kinë, si kancelar, Merz vizitoi edhe prodhuesin kinez të robotikës Unitree, ku u prit nga robotët, një qendër të Siemens Energy dhe pa teknologjinë e Mercedes-Benz me drejtim automatik në qendrën e teknologjisë së lartë të Hangzhou-s.