Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një vit e gjysmë burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj. Mësohet se vendimi është marrë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, ku Nelaj doli përpara trupës gjykuese bashkë me të arestuarën Xhesika Toto e cila luante rolin e sekseres. Për këtë të fundit, GJKKO caktoi një vit e katër muaj burg, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit të Posaçëm.