Për shumë ishte një vendim i pritshëm dhe për shumë të tjerë krejt absurd, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit përjashtoi përfundimisht nga sistemi i Drejtësisë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Pas disa seancave maratonë, me dokumente zyrtare, dëshmi e vlerësime të ndryshme të punës, Imeraj nuk mundi të fitojë betejën në shkallën e dytë të vettingut, ndërsa komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte e konfirmoi në detyrë tre vjet më parë.