Disa javë më parë, në emër të banorit të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, u hap një “GoFoundMe” që mendohet se ka mbledhur jo pak para në një kohë të shkurtër. Por ndërkohë, edhe polemikat që e pasuan ishin të shumta. Këtë të dielë, në Big Brodher Fan Club u bë e ditur se produksioni ka vendosur të informojë luizin për llogarinë dhe u transmetua i plotë në emision edhe komunikimi i tij në dhomën e rrëfimit. Pasi banori mësoi gjithcka, kërkoi që llogaria të mbyllet sa më shpejt.