Një shtetas I shpallur në kërkim prej vitit 2014, është arrestuar nga Policia e Tiranës këtë të martë. Bëhet fjalë për Petrit Kamberin, 54 vjeç, banues në Tiranë, I cili u shpall fajtor për kultivim të bimëve narkotike në Zall Bastar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Zgura".