Fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës në flakë. Tymi i çliruar nga këto mbetje po përhapet me shpejtësi në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës. Zjarrëfiksit ndodhen në terren për izolimin e flakëve, por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.