Një autobus me turistë të huaj është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës. Fatmirësisht, drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe ka ndaluar në kohë, duke zbritur dhe pasagjerët, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. "Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.